02:33 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës: BE, Franca gati të zhbllokojë hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin

15:29 | 15/02/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: BE, Franca gati të zhbllokojë hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin

Franca duket e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse Komisioni europian do të japë një vlerësim pozitiv për ecurinë e të dy vendeve.

Qëndrimi i ri, i cili pason metodoligjinë e re për bisedimet, u bë i ditur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Mynih, ku ai po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë. “Ne duhet të shohim se çfarë thotë Komisioni, lidhur me përparimet e pritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për këto çështje. Dhe në funksion të parakushteve që unë kisha parashtruar, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne do mund të jemi në gjendje që ta hapim bisedimet”, deklaroi presidenti Macron.

Në mbledhjen e tetorit të Këshillit Europian, presidenti francez, vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit.

Komisionit europian ju kërkua që të përgatiste një metedologji të re, e cili u prezantua javën e shkuar në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi. Lidhur me vlerësimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu ai tha se “rekomandimi i mëparshëm i Komisionit është ende i vlefshëm”, dhe se Komisioni është i mendimit se “duhet të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne e dimë se megjithatë duhet të përditësojmë këtë rekomandim, me zhvillimet e fundit. Ka patur përparime ne të dy vendet të cilat unë i kam vizituar se fundmi. Ajo që kam parë është se ato kanë vijuar me reformat. Dhe ky është një përparim që ne duhet ta vëmë në tavolinën e Këshillit e mbi bazën e të cilave të debatojmë mbi rastin, se bisedimet për anëtarësim, së bashku me metodologjinë e re mund të nisin”, deklaroi Varhelyi.

Në situatën e krijuar duket se shpresat që në muajin mars Shqipëria të mund të marrë hapjen e bisedimeve për anëtarësim po shkojnë drejt konkretizimit, duke qenë se nga ana e saj, edhe Gjermania, e cila ka gjithashtu një peshë vendimtare, është shprehur publikisht në favor të hapjes së bisedimeve në mars./VOA

Pas

Rama shumë i shqetësuar, thirrje të forta nga Mynihu: Njerëzit po jetojnë në ferr, kontribuoni për Ukrainën

Para

“Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë: Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!”

Para
“Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë: Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!”

"Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë: Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!"

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.