03:49 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës: Foto me Obamën, kërkohet hetimi i kryeministrit Rama

22:53 | 02/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ku i gjeti aq shumë para?”/Flamur Noka flet për foton Rama-Obama: Hyri në SHBA nëpërmjet një mashtruesi (Video)

Në Shqipëri Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama pas të dhënave të reja lidhur me një pagesë prej 80 mijë dollarësh e cila dyshohet se u bë për të mundësuar në vitin 2012, një foto të zotit Rama me presidentin e atëhershëm amerikan Barack Obama.

Kërkesa e Partisë Demokratike vjen pasi një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61 vjeçarin William Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012. Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Më herët, një Gjykatë në New Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht, shqiptarin me banim në SHBA, Bilal Shehu, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.

Duke ngritur dyshime të shumta mbi origjininë e këtyre parave që sipas saj janë paguar nga kryeministri, opozita shprehet se “zoti Rama sipas saj ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

Në kohën kur shpërtheu ky debat, në verën e vitit 2016, zyra e shtypit e kryeministrit, deklaroi se as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Ndërsa lidhur me njohjet e tij me Bilal Shehun, u shpjegua se ai “është pjesëtar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar me delegacionin shqiptar në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”./VOA

Etiketa: barack obamaedi ramafoto me obamenvoazeri i amerikes
Pas

“Përse Trump nuk pranoi të takonte Ramën”, prapaskenat e vizitës në Amerikë (VIDEO)

Para

‘Unë po luftoj’, Stresi i bën thirrje publike Keisit për t’u rikthyer së bashku

Para
Keisi se lë Stresin të ketë të dashur të re, shihni ç’i bën pas ndarjes

‘Unë po luftoj’, Stresi i bën thirrje publike Keisit për t’u rikthyer së bashku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.