08:41 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës: Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin

20:03 | 24/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin

Parlamenti Europian e konsideron një “gabim strategjik” mungesën e një vendimi nga ana e shteteve anëtarë të Bashkimit Europian, javën e shkuar, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një rezolutë të miratuar të enjten, me 412 vota pro, 136 kundër dhe 30 abstenim, Parlamenti Europian thekson se “të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat”, duke shprehur “zhgënjim të thellë” për mungesën e konsensusit në Këshillin europian.

Sipas një deklarate të Parlamentit Europian “eurodeputetët shprehin keqardhje për masën e Francës, Danimarkës dhe Hollandës për të bllokuar vendimin” pasi sipas tyre “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE për të filluar bisedimet e anëtarësimit”. Duke vlerësuar “përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira bilaterale me vendet e saj fqinje”, eurodeputetët gjithashtu “mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri”.

Sipas rezolutës, mungesa e një vendimi nga ana e udhëheqësve të BE-së “dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera të mundshme kandidate. Ajo gjithashtu, mund të bëjë që aktorët e tjerë të huaj – veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së – të angazhohen më ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim u pengua kryesisht nga Franca për shkak të këmbënguljes së presidentit francez Emmanuel Macron për të rishikuar procesin e bisedimeve, në kuadër të reformimit të të gjithë politikës së zgjerimit. “Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga agjendat politike të brendshme në vendet e tjera”, thekson rezoluta.

Këshilli Europian deklaroi se çështja do të rishqyrtohet para Takimit të Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, që pritet të organizohet në muajin maj në Zagreb. Por sipas eurodeputetëve “koha është tani”, duke i kërkuar vendeve anëtare “të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme”./VOA

Pas

“Mundësi deputetëve të shkarkojnë kryeministrin”, Andi Përmeti zbulon propozimet për Reformën Zgjedhore

Para

Vdekja në burg e aktivistit të Vetëvendosjes/ Prokuroria do të rinis hetimet

Para
Vdekja në burg e aktivistit të Vetëvendosjes/ Prokuroria do të rinis hetimet

Vdekja në burg e aktivistit të Vetëvendosjes/ Prokuroria do të rinis hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.