09:50 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës për prótestën me parullën: Një popull nuk i nënshrohet një njeriu

20:51 | 18/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës për prótestën me parullën: Një popull nuk i nënshrohet një njeriu

Në Tiranë, nisi sot pasdite një prótestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një ditë pasi autoritetet ndërhynë me forcë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Të mbledhur në bulevard, pak metra larg rrënojave të Teatrit, ishin artistë, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, por dhe drejtues të opozitës të cilët i kanë dhënë mbështetje kësaj lëvizjeje.

“Shembja e Teatrit nxorri në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptare. Simbolika e Teatrit Kombëtar, nuk ishin vetëm muret, por qëndrimi në këmbë i demokracisë se ajo u shemb me ligje antikushtetuese”, tha regjisori Robert Budina, një ndër artistët i cili që prej nisjes së debatit rreth Teatrit ka qenë një kundërshtues i fortë i prishjes së godinës.“Protesta e Teatrit ishte një qiri që ndezi shumë qirinj të tjerë protestash, se shpresa nuk mund të vrítet”, tha aktori Neritan Liçaj.

Shumë nga artistët e tjerë që folën, ashtu si dhe Budina, akuzuan policinë për një ndërhyje të dhùnshme mëngjesin e së dielës, ndaj atyre që gjendeshin në godinë atë moment. “Na kanë tërhequr zvárrë, dhe nisën shembjen ndërsa kishte ende njerëz të terë. Por e gjitha kjo tregon fríkë, fríkë nga qytetaria, arti kultura”, u shpreh aktorja Juli Emiri.

Në protestë ishte ftuar të fliste dhe analisti e publicisti Fatos Lubonja. “E kam përjetuar shembjen si një goditje ndaj dinjitetit tonë, lirisë sonë, ndaj dëshirës për të jetuar në një vend me paqe e demokracisë dhe si një góditje ndaj të ardhmes sonë”. Ai shtoi më tej se qytetarët kanë përballë “një bándë shumë të rrézikshme dhe duhet të mendojmë thellë dhe gjatë si duhet të veprojmë për t’u çliruar nga kjo bándë që ka kapur shtetin”. Sipas Lubonjës qytetarët duhet të kërkojnë pa rreshtur, dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e që ai dhe të tjerët, të përgjigjen për shkatërrim të pronës publike. “Bashkë me kërkesën e vazhdueshme që të shkojnë para drejtësisë dhe Veliaj të japë dorëheqjen, sot ne na duhet secilit nga ne, në brendësi të vetes së vet, të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë tonë të poshtëruar”, u shpreh zoti Lubonja.

Në mënyrë të përsëritur, qytetarët e mbledhur në prótestë, shpërthenin në thirrjet “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”. Forcat e policisë janë vendosur pak metra pas podiumit të prótestës, në zonën pranë ministrisë së Brendshme ku deri dje në mëngjes, ishte ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar.

Pak përpara nisjes së prótestës, presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se “mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”./VOA

Pas

I shkonte çdo ditë në zyrë Mediut dhe i thoshte ‘jam i djathtë unë’, tani…”- Gjekmarkaj: Meditim mbi dhùnën e verbër të Sander Lleshit

Para

“Teatri u shemb edhe pse ishin fondet 100% për restaurim”, ish-deputetja tregon si u ndalën qytetarët e rretheve për pròtestë

Para
“Teatri u shemb edhe pse ishin fondet 100% për restaurim”, ish-deputetja tregon si u ndalën qytetarët e rretheve për pròtestë

"Teatri u shemb edhe pse ishin fondet 100% për restaurim", ish-deputetja tregon si u ndalën qytetarët e rretheve për pròtestë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

Nga e hëna sekuestrohet bulmeti pa faturë! Tatimet nisin kontrollet në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.