20:27 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zëri i Amerikës: Vizita e Yee solli që dy kampet të bëjnë tërheqje nga pozicionet e mëparshme

19:26 | 16/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: Vizita e Yee solli që dy kampet të bëjnë tërheqje nga pozicionet e mëparshme

 

Zëri i Amerikës ka shkruar pas vizitës së Hoyt Brian Yee në Tiranë në përpjekje për të ndërmjetësuar krizën politike.

“Opozita e cila e kishte kundërshtuar fillimisht një propozim të tillë, duket se ka rënë dakort në parim, ndërkohë që pika më e nxhetë duket se është afati brenda së cilit do të shtyhen zgjedhjet

Dje në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt Yee, u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën “Paketa McAllister”. Zoti Yee e cilësoi “një propozim të ndershëm” dhe deklaroi se shpresonte që “partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, në diskutim janë dhe propozimet e bëra nga zoti Rama gjatë dy takimeve me kreu e opozitës Lulzim Basha. Zyrtari amerikan saktësoi gjithashtu se koha në dispozicion është mjaft e shkurtër. Dhe në fakt një përgjigje e palëve pritet sot në mbrëmje ose së shumti ditën e nesërme”,-shkruan Zëri i Amerikës.

SHKRIMI I PLOTË I ZËRIT TË AMERIKËS:

Në Shqipëri pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, opozita dhe qeveria nisën sot diskutimet për një rrugëdalje nga kriza, mbi bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister. Opozita e cila e kishte kundërshtuar fillimisht një propozim të tillë, duket se ka rënë dakort në parim, ndërkohë që pika më e nxhetë duket se është afati brenda së cilit do të shtyhen zgjedhjet

Dje në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt Yee, u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën “Paketa McAllister”. Zoti Yee e cilësoi “një propozim të ndershëm” dhe deklaroi se shpresonte që “partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, në diskutim janë dhe propozimet e bëra nga zoti Rama gjatë dy takimeve me kreu e opozitës Lulzim Basha. Zyrtari amerikan saktësoi gjithashtu se koha në dispozicion është mjaft e shkurtër. Dhe në fakt një përgjigje e palëve pritet sot në mbrëmje ose së shumti ditën e nesërme.

Zoti Basha pati sot dy takime me aleatët e tij, pas të cilave në të dy rastet, ai u takua me ish kryeministrin Sali Berisha, ndikimi i të cilit në radhët e së djathtës shqiptare është i ndjeshëm. Opozita e kundërshtoi fillimisht “Paketën McAllister”, duke vlerësuar se ajo nuk i përgjigjej plotësimit të kërkesave të saj, e aq më pak propozimi i mëpasshëm i kryeministrit Edi Rama. Në thelb janë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës McAllister, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita, apo dhe dhënia së djathtës, të drejtimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që propozohej dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve.

Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar “Paketën McAllister”, por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte strukturat e Vetingut. Në zyrën e zotit Rama, sot ishte ambasadori amerikan, i cili po ndërmjetëson mes palëve, pas bisedimeve që zoti Hoyt Yee pati dje me aktorët politik.

Tani duket se të dy kampet kanë bërë tërheqje nga pozicionet e mëparshme. Dhe pika kyçe mbetet pikërisht afati kohor i shtyrjes së zgjedhjeve. Opozita ka këmbëngulur për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik, duke u tërhequr nga votimi elektronik. Por dhe ky propozim i saj kërkon një shtyrje të zgjedhjeve të paktën deri në shtator. Ndërkohë që nga shumica duket se afati i fundit i shtyrjes së datës së zgjedhjeve pranohet 23 korriku. Mbetet gjithashtu për të parë nëse kryeministri do t’I mbetet kushtit që opozita të bëhet pjesë e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Ndërhyrja e djeshme e zotit Hoyt Yee duket se ka qenë vendimtare. Deklarimet e tij kanë qenë të prera lidhur me krizën. Ai deklaroi se komuniteti ndërkombëtar do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje dhe opozita nuk do të marrë pjesë, me kushtin që ato të pranohen nga vëzhguesit ndërkombëtar. Ndërkohë ai kritikoi bojkotin zgjedhjeve, duke vënë madje në dyshim, siç u shpreh ai, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: zeri i amerikes
Pas

Ende asnjë fjalë për Blerta Pepën, por Rama prezanton pedonalen e re (FOTO)

Para

Haradinaj takon Metën në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri pas lirimit

Para
Haradinaj takon Metën në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri pas lirimit

Haradinaj takon Metën në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri pas lirimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.