Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas tërheqjes së kryeministrit Edi Rama nga zgjedhjet në Kavajë.
“Nuk ka rëndësi në është dobësi apo tolerancë terheqja e Ramës nga Kavaja! Zgjedhjet nuk bëhen as me e as nën dhunë! Demokracia është dialog!”, reagon Manjani.
Manjani është zëri i dytë në LSI që ka reaguar pas këtij lajmi pasi i pari ishte Petrit Vasili. Ndërkohë, të parët që reaguan nga Partia Demokratike ishin ishi-kryeministri Sali Berisha, sekretari për aksionin qytetar Ervin Salianji, ish-deputeti Lefter Maliqi.
Mirëpo vetë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka reaguar ende mbi këtë ngjarje, e cila mund të cilësohet edhe si më e rëndësishmja e ditës.
“Shuplaka” mëson se kreu i opozitës do të flasë pas orës 19:00 në çadrën e opozitës. Nga momenti në moment presim reagimin e tij.
”Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i sugjeroja kandidatit tonë të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.”, theksoi sot Rama në deklaratën e tij nga Kryeministria, duke shtuar se ka plan për destabilizimin e Shqipërisë. (D.D/Shuplaka)