11:07 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zero ndërtime në Tiranë”, Ina Zhupa: Si po e betonizon Veliaj kryeqytetin, ka fshehur planin urbanistik!

14:24 | 05/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zero ndërtime në Tiranë”, Ina Zhupa: Si po e betonizon Veliaj kryeqytetin, ka fshehur planin urbanistik!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka qenë sot e ftuar në Fax News, ku ka komentuar betonizimin që po i bëhet Tiranës nën qeverisjen e Erion Veliajt.

Pavarësisht se u premtua nga Veliaj në fillim të marrjes së mandatit se në Tiranë do të kishte zero ndërtime, kjo nuk ka ndodhur dhe shumë leje ndërtimi janë dhënë në zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë dhe zonën e qendrës dhe tentativën për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar.

Zhupa ka denoncuar dje prishjen e pedonales Murat Toptani që është bërë që prej vitit 2011 me fondet e BE-së, kohë kur kryeqyteti drejtohej nga Lulzim Basha.

Prishja e pedonales në rrugën Murat Toptani sipas Zhupës po bëhet me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugë betonizimit të kësaj rruge dhe prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Është fjala për një projekt që është kryer me fondet e BE-së, rreth 2 milionë euro, është inaguruar nga zoti Basha kur ka qenë në drejtimin e Tiranës. Është një pjesë që cilësohet edhe në webin e Bashkisë për rëndësinë e veçantë që ka. 

Kjo pedonale në pozicionin e vetë ndodhet në anën e Teatrit Kombëtar, kjo është dhe arsyeja pse po prishet nga Bashkia, për t’i hapur rrugë betoniereve që do të ndërtojnë Kullat e kompanisë Fusha. Ju do thoni se pse kalojnë nga kjo rrugë dhe jo nga ana tjetër?

Është shumë e thjeshtë, unë e kam thënë dhe më herët që në anën tjetër do të ndërtohet një tjetër kullë, dhe kjo zonë pritet që të rrethohet. Nuk ka shumë detaje lidhur me tenderin, thuhet që janë vënë në dispozicion 4 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e rrugës Murat Toptani, dhe është hequr dhe emërtimi i saj si pedonale. 

Nëse presioni do të jetë i madh, përmes edhe protestave nga ana e qytetarëve, shpresoj shumë që Bashkia të heqë dorë nga shpërdorimi kaq i madh që i bëhet fondeve që jepen nga BE-ja”, u shpreh më tej Zhupa.

Zëdhënësja e PD-së deklaroi më tej se Bashkia e Tiranës ka fshehur planin rregullues dhe të gjitha postimet denoncuese që ajo ka bërë janë marrë në rrugë jo-zyrtare.

“Është gati e pamundur që ti të aksesosh informacion kur është fjala për qeverisjen e Tiranës, pasi ne nuk mund të aksesojmë planin urbanistik të kryqytetit, ku bëhej fjalë dhe për një ndërtim në zonën e Liqenit në Tiranë. Ne e kemi të pamundur që të dimë sesi janë kryer procedurat”, u shpreh më tej Zhupa.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“Buxheti 2019”, reagon PD: Nuk projekton zhvillim dhe mirëqënie, 45 biznese mbyllen në ditë

Para

‘Plasin’ debatet te Akademia Shkencave/ Fuga kundër projekligjit të MASH, Gjinushi: I mbaruam ballafaqimet sot

Para
‘Plasin’ debatet te Akademia Shkencave/ Fuga kundër projekligjit të MASH, Gjinushi: I mbaruam ballafaqimet sot

'Plasin' debatet te Akademia Shkencave/ Fuga kundër projekligjit të MASH, Gjinushi: I mbaruam ballafaqimet sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.