Është konstituar sot Këshilli i ri i Bashkisë Fier pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS , 2 anëtar nga Demokracia Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkise Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit të bashkisë Fier si dhe sekretarët. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiaku i Fierit për një mandat të dyte Armando Subashi.
Këshilli i Bashkise nis legjislaturen e re me një shtese të numrit të antarëve të keshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më pare këshilli i Bashkisë Fier sot janë 51 anëarë.
Pjesëmarres në mbledhjen e parë të keshillit të bashkise Fier kanë qene edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi si dhe deputetë të PS në qarkun e Fierit.
PD nuk ka mundur që të bëjë asnjë rezistencë në këtë qark, që në shumicë dërrmuese është qeverisur prej socialistëve.
(E.K/Faxweb.al)