Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Ngurrës të Madhe në Lushnjë, ndërsa ka humbur jetën një 76-vjeçar.
Sipas policisë shtetasi B.Ç, 57 vjeç, banues në Ngurrëz, teksa drejtonte mjetin tip zetor është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Q.Ç, 76 vjeç. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datën 28.08.201, rreth orës 21:10, në fshatin Ngurrëz e Madhe, Lushnje, shtetasi B.Ç, 57 vjeç, banues në Ngurrëz, duke drejtuar mjetin tip zetor është përplasur me një motorcikletë që drejtohej nga shtetasi Q.Ç, 76 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnje.
Shtetasi Q.Ç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Eshtë shoqëruar shtetasi B.Ç në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post