12:09 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zëvendësministri Shaqiri në OKB, vendoset bashkëpunimi për transportin hekurudhor me Malin e Zi

13:50 | 05/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëvendësministri Shaqiri në OKB, vendoset bashkëpunimi për transportin hekurudhor me Malin e Zi

Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri ka marrë pjesë në 70 vjetorin e krijimit të Komitetit të Transportit Tokësor që u zhvillua në selinë OKB-së në Gjenevë.

Zëvendësministri Shaqiri gjatë vizitës,  zhvilloi takime me Ministrin e Transportit të Malit të Zi Osman Nurkovic dhe me Ministrin e Transportit të Bosnje Hercegovinës Denis Lasic.

Gjatë takimit tre zyrtarët e lartë diskutuan për ndërtimin e linjës hekurudhore që do të lidh Shqipërinë me Malin  e Zi dhe me Bosnje Hercegovinën. Palët ranë dakort që të rrisin bashkëpunimin në transportin hekurudhor, me qëllimmarrjen e fondeve nga donatorë si Banka Botërore apo Bashkimi Europian.

Zëvendësministri Shaqiri, më tej firmosi në emër të Qeverisë Shqiptare, rezolutën e vendeve anëtare të Komisionit të Ekonomisë për Europën në Kombet e Bashkuara, me qëllim angazhimin e 55 vendeve anëtare për transport të qëndrueshëm tokësor, dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Rezoluta ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe donatorëve, për të përmirësuar dhe modernizuar format e transportit, duke aplikuar teknologjitë e reja, me qëllim ndërlidhjen sa më të mirë mes vendeve.

Gjatë vizitës zëvendesministri Shaqiri ishte i shoqëruar dhe nga zonja Filloreta Kodra ambasadorja shqiptare në Misionin e Kombeve të Bashkuara. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Bahri ShaqiriOKB
Pas

Nami në administratën e qeverisë Rama, 1 në 4 punonjës ngacmohet në vendin e punës (SONDAZHI)

Para

Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

Para
Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.