22:44 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri

11:06 | 28/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u nënshkrua sot marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita – Salute San Raffaele”.

Kamel Ghribi, zëvendëspresident i grupit “San Donato”, në fjalën e tij përgëzoi kryeministrin Edi Rama për investimet që janë bërë në Shqipëri dhe kryesisht në fushën e shëndetësisë. Sipas tij është bërë përparim në kujdesin shëndetësor.

“Kur erdha për herë të parë në Tiranë pata mbresa, mendoja se Tirana, Shqipëria më tepër, nuk është shumë e modernizuar e përparuar, kështu mendoja, dhe pastaj u habita. Ky përparim nuk do të ishte i mundur pa mençurinë e qartë politike të kësaj qeverie dhe mendoj se çdo shtet rritet kur ka një drejtues të madh, kur drejtuesit janë të interesuar për popullin e tyre, kur drejtuesit vërtetë mendojnë “çfarë mund të bëj për popullin tim”. Këtë e them jo për të kënaqur njëri-tjetrin, por po flas për diçka që është konkrete. Kam parë përparim, mjekë shumë të mirë, një kujdes shëndetësor të përparuar”, tha Ghirbi.

Më tej Ghirbi nënvizoi se “Shqipëria mund të jetë një nyjë nevralgjike për gjithë rajonin, për zonën e Ballkanit nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, por jo vetëm kaq, edhe për Lindjen e Mesme”.

Ghirbi shtoi se “ne jemi të angazhuar për të punuar së bashku si Grup”.

“Ju keni vend të shkëlqyer, detet të shkëlqyera, politikën të shkëlqyer, një komb të shkëlqyer dhe ne do të donim të ishim të parët, por jo të fundit që të ecnim dorë për dore, duke punuar së bashku”, tha Ghirbi.

Ghribi tha se kur vijmë të investojmë në Shqipëri vijmë sepse ka stabilitet dhe siguri.

“Një dorë nuk e bën dot punën pa dorën tjetër, kështu që së bashku do të bëjmë gjëra të shkëlqyera. I uroj Shqipërisë të lulëzojë, dhe kur vijmë të investojmë në Shqipëri vijmë se ka stabilitet dhe siguri. Investitorët duan dy gjëra: stabilitet, siguri dhe mos të ketë burokraci”, tha Ghirbi.

Etiketa: Shendetsiashqiperia
Pas

QSUT marrëveshje me qendrën spitalore “San Raffaele”, Rama: Në disa vite pacientët nuk do kenë pse të shkojnë në vende të tjera për t’u kuruar, do ta marrin këtu shërbimin më të lartë europian

Para

Safet Gjici kërkon vlerësim mjekësor për gjendjen shëndetësore në Apel

Para
Safet Gjici kërkon vlerësim mjekësor për gjendjen shëndetësore në Apel

Safet Gjici kërkon vlerësim mjekësor për gjendjen shëndetësore në Apel

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.