19:07 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zëvendësuesi i Dashamir Tahirit, Zejno: Më vjen keq që zëvendësoj atë që më futi në politikë

09:08 | 07/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Zëvendësuesi i Dashamir Tahirit, Zejno: Më vjen keq që zëvendësoj atë që më futi në politikë

Edmond Zejno, deputeti i ri i PDIU-së ndjen keqardhje që në Kuvendin e Shqipërisë do të zëvendësojë Dashamir Tahirin e PD-së. Kjo për faktin se ka një miqësi të hershme me të, ndërkohë që prej tij, Zejno u angazhua në politikë.

Përmes një intervistë në “GSH” Zejno premton se atë që la në mes paraardhësi i tij, Dashamir Tahiri, do ta çojë deri në fund, pavarësisht kohës së shkurtër deri në 18 qershor, kur zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare.

Deputeti më i ri i PDIU-së, Edmond Zejno gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës zhvilloi një fushatë të fortë në Sarandë dhe Delvinë, me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në qarkun e Vlorës. Ai mbajti të gjithë barrën e fushatës së tri viteve më parë në Sarandë dhe Delvinë, ndërkohë që vetëm dje mundi të sigurojë mandatin e deputetit të dhënë nga KQZ-ja.

Z.Zejno si e pritët marrjen e mandatit të deputetit?

Sinqerisht ndjej keqardhje që po zëvendësoj në parlament z.Dashamir Tahiri dhe unë po marr mandatin e tij. Nuk do të doja të ndodhte kështu, pasi ne kemi shumë njohje me njëri-tjetrin. Çfarë njohjesh…? Jemi miq dhe ka qenë z.Tahiri, ai që më ftoi të bëhesha pjesë e PDIUsë. Ai e propozoi emrin tim tek kryetari Idrizi dhe prej tij, unë u përfshiva për një periudhë të caktuar në strukturat e PDIU-së. Ne na bashkoi sigurisht edhe çështja çame dhe z.Tahiri ka qenë i pari deputet që e shtroi për zgjidhje në parlament.

Për cilat arsye vetëm për një periudhë të caktuar? Ju nuk jeni më pjesë e strukturave të PDIU-së?

Unë kam qenë për disa kohë sekretar i grupit parlamentar të PDIU-së, por për shkak të arsyeve ekonomike, pasi rroga ishte shumë e ulët, u tërhoqa dhe u mora për punët e mia. Bëhet fjalë për vitet 2013-2015. U shkëputa ca kohë nga politika ku më angazhoi fillimisht z.Tahiri, por për asnjë çast nuk u shkëputa nga angazhimi për zgjidhjen e çështjes çame. Ndaj, ndjej keqardhje për largimin e tij nga Kuvendi, por ju siguroj se atë që la në mes z.Tahiri, do ta çoj unë deri në fund.

Me çfarë merreni aktualisht?

Deri pak orë më parë punoja si specialist i Qendrës Operacionale Ndërinstitucionale në Durrës. Kam përfunduar Akademinë Detare në Vlorë si dhe juridikun. Prej vitesh jetoj mes Tiranës, Durrësit dhe Sarandës. Përse thoni deri para pak orësh? Sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për mandatin tim, unë dhashë dorëheqjen nga detyra, siç e kërkon ligji. Z.Tahiri ishte deputet i PD-së, ndërsa ju do të jeni deputet i PDIU-së… Ishte zgjedhje e z.Tahiri që të kalonte me Partinë Demokratike, pasi e ndjente veten më afër kësaj partie dhe është me bindje të djathta, por që nuk reshti asnjëherë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes çame. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Dashamir TahiriZejnozevedesoi
Pas

Në pak orë mijëra klikime për ”I Got You” të Bebe Rexhës (VIDEO)

Para

200 doza kanabisi do të shpërndaheshin në pika bastesh, në pranga dy të rinj në Dibër

Para
200 doza kanabisi do të shpërndaheshin në pika bastesh, në pranga dy të rinj në Dibër

200 doza kanabisi do të shpërndaheshin në pika bastesh, në pranga dy të rinj në Dibër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 tonë metamfetaminë në disa laboratorë

Austri, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në gjimnazin e Grazit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.