Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audrey Glover.
Pas takimit asnjë prej tyre nuk preferoi që të fliste për mediatm, duke lënë enigmë dyshimet nëse do të njihen apo jo zgjedhjet pa opozitën.
Audrey Glover ka takuar të martën kryeministrin Edi Rama lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe krizën politike në Shqipëri, po as nga takimi mes tyre nuk janë mësuar detaje.
Ndërkohë që në një deklaratë të pak minutave më parë Këshilli i Europës vendosi që të mos sjellë vëzhgues për zgjedhjet e së dielës, me pretendimin e pasigurisë në disa zona. (lexo edhe ketu)
Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e djeshme nga selia e PD-së, Basha kërkoi që qytetarët të bojkotojnë zgjedhjet, një thirrje kjo e interpretuar gjerësisht si një tërheqje pas e tij dhe opozitës nga çdo skenar për të bllokuar me forcë qendrat e votimit ditën e dielë.
(E.K/Faxweb.al)