Së fundmi presidenti Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku, ndërsa opozita protestoi dhe hodhi tymuese brenda sallës së Kuvendit.
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, Meta tha se klima konfliktuale nuk i shërben vendit, kur presim çeljen e negociatave me BE-në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës.
“Të fokusohemi drejt qershorit të këtij viti për negociatat me BE. Vendi i ka të gjitha shanset për negociatat. Nëse humbet kjo mundësi do ketë një kosto të madhe për perspektivën e vendit. Stisja e situatave kaotike mund të kthehej edhe më pas akoma. Duhet të heqim dorë nga fryma konfliktuale”, tha Meta.
I pyetur nëse zgjedhja e Kryeprokuroes vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus.
“Është thënë se Shqipëria ligjet i bën të mira, por çalon te zbatimi. Këtë radhë ne nuk do bëjmë gabim fatal. kushtetutën e kemi shumë të mirë për çështjen e reformës në drejtësi. Pavarësisht nga disa detajime që u bënë atëherë, duke mosparashikuar disa zhvillime në zbatimin e saj të cilat më pas kanë krijuar disa interpretime të ndryshme lidhur ne ndërtimin e institucioneve të reja. Kur palët këcënojnë njëra-tjetrën nuk garantojnë për institucione të reja, për drejtësi të re”., tha Meta. (J.V/Faxweb)