Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar sot me 12 koordinatorët e Partisë Demokratike në qarqe. Duhet të theksojmë që koordinatorët e PD-së gjatë këtyre ditëve kanë pasur takime intensive me bazën i kanë sjellë propozimet kreut të PD-së për emrat e kandidatëve për deputetë.
Por duhet të theksojmë që ende Basha nuk ka shpallur listat e kandidatëve për deputet në qarkqet e vendit për zgjedhjet e 25 qershorit.
“Është një ditë intensive”, iu ka thënë Basha gazetarëve për të vijuar axhendën e tij dhe iu është shmangur pyetjeve të tyre. Afati i skadimit të dorëzimit të listave është data 26 maj. (J.V/SHUPLAKA)