13:13 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhja e kreu të ri të SPAK, reagon Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike: Rrezik real për institucionet e drejtësisë

12:10 | 20/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përdorimi i simboleve të komunizmit në shkolla, reagon Nebil Çika: Të mësosh një fëmijë me ideologjinë komuniste është si të përgatisësh një terrorist

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë ndjehet e fyer de e indinjuar nga rikthimi i persekutorëve te diktuarës komuniste ne krye te drejtësisë shqiptare . Dje me zgjedhjen ne krye te SPAK-te te Arben Kraja, një ish hetues i Sigurimit te Shtetit ne Shkodër 1987-1992 është konsumuar akti me i fundit I rikthimit ne krye te drejtësisë se persekutorëve politike te diktuarës komuniste ne Shqipëri. Emërimi i Krajes ne krye te Prokurorisë Specialë SPAK shihet nga ne jo vetëm si një akt i rehabilitim te institucioneve dhe njerëzve qe kane kryer krime politike te renda ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ) por edhe një rrezik real për rikthimin ne institucionet e drejtësisë te metodave e praktikave kriminale të diktaturës komuniste.

Kraja nuk është iu vetmi pjesëtarë i organeve te dhunës se diktuarës komuniste i ricikluar ne krye te drejtësisë dhe shëtit shqiptar. Ata janë tashme ne krye të shumicës se institucioneve te shtetit shqiptar nga maja deri ne baze. Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga ministri i fundit i brendshëm i diktuarës komuniste , bashkëpunëtor dhe drejtues i Sigurimit te Shtetit , autor i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid . Rasti Ruçi është i veçantë në të gjithë botën demokratike pasi është i vetmi drejtues i nivelit te lartë ( nr 2 i shtetit ) fotoja ete cilit është e vendosur si autore i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid ne muzeun e krimeve te komunizmit te shtetit qe ai drejton . Disa anëtare te tjerë te Kuvendit te Shqipërisë si Spartak Braho , Fastmir Xhafa kane qene pjese e sigurimit te shtetit ndërkohe qe shume te tjerë kane qen bashkëpunëtor te tij
Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi (KED) drejtohet Ardian Dvorani nga një prokuror komunist qe ka dhëne dënime te renda politike për kundërshtarët e regjimit komunist si prokuror i diktaturës ne Shkodër përfshi edhe ata qe rrezuan bustin e Stalinit ne 1990.
Këshilli i Larte Gjyqësor (KLGJ) ka anëtare Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
Këshilli i Emërimeve ne Prokurori (KLP)ka dy anëtarë te tij persekutore politike te diktuarës.
Bujar Sheshi ish hetues i Sigurimit te Shtetit autore shume arrestimeve torturime dhe dënimeve politike si hetues ne Rrethin e Fierit , sipas AIDSSH edhe bashkëpunëtor i Sigurimit.
Nurihan Seiti gjyqtare e diktaturës komuniste ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe arratisje nga kufiri .
Me dhjetëra te tjerë janë sot gjyqtarë e prokurore ne te gjitha nivelet e sistemit te drejtësisë

Ndërkohë qe institucionet e tjera te Sigurisë Kombëtare e Publike kane ne krye dhe përbërjen e tyre qindra oficere e bashkëpunëtorë te Sigurimit të Shtetit.

Ne te përndjekurit politike antikomuniste te Shqipërisë kemi protestuar ne mënyre te vazhdueshme nga kjo kapje e shtetit nga ish sigurimi i shtetit qe nuk lidhet vetëm me dënimin dhe ndëshkimin e te kaluar kriminale komuniste te vendit por është një rrezik real për te tashmen dhe te ardhmen e demokracisë dhe shtetit te se drejtës .
Për ne ka qene i pritshëm ky revansh i rikthimit te Sigurimit ne krye te shtetit nga shumica politike ish komuniste e Edi Ramës . Mirëpo vërejmë me keqardhje qe edhe reagimi i opozitës ndaj këtij fenomeni ka qene i vaket e shpesh here inekzistent .
Me keqardhje vërejmë gjithashtu mos reagimin e partnereve e institucioneve ndërkombëtarë ndaj riciklimit ne pushtet te persekutorëve komunistë ndërkohë që ne te shumtën e herës qëndrimet publike te tyre kane qene fatkeqësisht mbështetëse për ta.
Ne ketë situatë ne i bëjmë thirrje opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar , opozitës , medias , shoqërisë civile te mos hesht por te ngrejë zërin ndaj këtij fenomeni të rikthimit ne krye te shtetit te njerëzve te diktuarës komuniste , sa nuk është vone .
Ne te përndjekurit politike antikomuniste kemi mbështetur idenë, kontributin dhe përpjekjet për Reformën në Drejtësi të institucioneve e partnereve ndërkombëtar por kthimi i kësaj reformë ne një revansh te rikthimit të persekutorëve komuniste ne krye te drejtësisë është i pa pranueshëm për ne dhe fyes për qindra mijëra viktima të tyre .
Ne kërkojmë nga institucionet dhe përfaqësitë diplomatike perëndimorë te ndalin mbështetjen për riciklimit te autorëve te krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në pushtet qoftë kjo edhe në emër te Reformës ne Drejtësi. Kërkojmë nga SHBA , BE , OSBE etje te aplikojnë ne qëndrimet e tyre ndaj autoreve te krimeve te komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ) në Shqipëri të njëjtat standarde ligjore, politike e morale qe aplikohen ne vendet e tyre ! Në mos e bëni dot ketë te paktën mos inkurajoni me deklarimet tuja publike rikthimin e diktaturës ne vendin tonë. Nuk mendojmë se besoni vërtet që Sigurimi i Shtetit mund të garantojë demokracinë e të vendos drejtësinë në vendin tone . Ju lutemi këtë mos na e thoni me ketë, as me fjale ,as me qëndrime e veprime !

Pas

Arrestohet Gentian Gjoka, pronar i klubit të Cërrikut. U kap me armë pa leje

Para

Ngritja e SPAK/ Nuk vonon mazhoranca: Të hetojë sa më parë Sali Berishën

Para
Ngritja e SPAK/ Nuk vonon mazhoranca: Të hetojë sa më parë Sali Berishën

Ngritja e SPAK/ Nuk vonon mazhoranca: Të hetojë sa më parë Sali Berishën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

“U transferuan nga Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok”- Berisha për zgjedhjet e 11 Majit: Katër kandidatë morën rreth 80 mijë vota!

80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet e fundit në kryeqytet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.