Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka deklaruar se zgjedhjet e ditës së djeshme për kreun e KMSHsë u ndikuan nga politika. Sipas tij kryeministri ‘futi duart’ edhe në zgjedhjet e Komunitetit Musliman, duke I bërë qytetarët të humbasin besimin se në zgjedhjet politike, Rama do të ndikojë sërish.
Postimi i plotë në Facebook:
Kesaj Rilindje dhe Kryeministri, qe tentuan te ‘fusin duart’ edhe ne zgjedhjet e Komunitetit Musliman, nuk mund tu besohen kursesi ato politike apo te tjera ne nivel vendi!
Sot ne nje takim me drejtues e aktiviste te PD te Qarkut te Gjirokastres.
Nje falenderim per mbeshtetjen pa rezerva te vendimit tone per te dorrezuar mandatet ne lufte per ‘voten e lire dhe te ndershme’, per pjesemarjen aktive ne kete aksion te madh politik, ne protestat e fundit dhe te ardheshme te rendesishme,
Asnje lekundje nuk gjeta, ajo qe ka ndodhur ne kete Qark me kanabizimin e tij, terrorizimin e fshatareve si pasoje, blerjen masive te vota e me parate e krimit, jane nje mesim i madh per domososhmerine e garancive per te ardhmen.
Dhe ketu garanci per voten e lire, perballe nje maxhorance qe nuk heziton te tentoje deformimin e votimit edhe ne institucionet me prestigjioze e larg politikes, jane largimi i Kryeministrit, nje Qeveri tranzicioni, rregulla te qarta e te implementuara zgjedhesh.
Pa zgjidhur kete ngerc te madh politik, pa dyshim nuk mund te kete procese te tjera te rendesishme ne vendin tone.
Discussion about this post