Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka reaguar pas zgjedhjes së Metës President i Republikës duke e përshëndetur si akt.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se është i bindur që Meta do të jetë në lartësinë e detyrës për postin e lartë që tani do të ketë pas 24-korrikut.
POSTIMI:
Urimet më të mira Presidentit të ri të Republikës!
Jam besimplotë, se Ilir Meta është zgjedhja e duhur për përfaqësimin me dinjitet, të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike.
Jam i bindur, se Presidenti Ilir Meta do të jetë në lartësinë e detyrës dhe do të jetë Presidenti i Stabilitetit Politik të vendit dhe Integrimit Europian.
Meta u zgjodh sot me 87 vota pro dhe vetëm 2 kundër.
(M.D/Shuplaka)