Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi Vujanoviç, Meta tha se duhet respektuar Kushtetuta duke vënë theksin te dialogu mes palëve për këtë çështje.
“Kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme, duhet respektuar kushtetuta dhe fryma e saj, është e rëndësishme të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm bazuar mbi standarte transparente. Çdo hap i njëjashëm nuk do ndihmonte në rritjen e besimit të institucionit të drejtësisë”, u shpreh Meta.
Pyetur nga gazetarët nëse është dakord me zgjedhjen e një kryeprokurori të përkoshëm Meta nuk preferoi të shtojë asgjë tjetër. “Fola në një mënyrë të qartë “, tha prerë Presidenti.
Theksojmë se maxhoranca është për vendosjen e një Prokurori të Përkoshëm deri në përzgjedhjen e anëtarëve dhe KLP-së dhe ngritjen e këtij institucioni. Kjo kundërshtohet ashpër edhe opozita. (J.V/Faxweb)