00:38 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zgjedhja e Panuccit, reagon Rama: Kampion i madh në fushë

13:29 | 19/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Administrata Publike/ Rama numëron një më një PËRPJEKJET që ka bërë në mandatin e parë qeverisës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjen Christian Panuccit si trajner i ri i kombëtares Shqiptare.

Përveçse i uron mirëseardhjen teknikut Italian Rama shprehet se ai ka një barrë të rëndë që të vazhdojë trashëgiminë e De Biazit.

“Benvenuto Mister. Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit”, shkruan Rama.

Po kush është Christian Panuçi:

Panuçi është një mbrojtës i njohur në Serinë A italiane. Ai e ka nisur karrierën te Xhenoa në vitin 1990, ndërkohë që pas tri vitesh u transferua te Milan, ku fitoi edhe Champions në sezonin 1993-1994. Në 1996 ndoqi Kapelon në Spanjë, duke u bërë pjesë e Real Madridit, me të cilën fitoi dhe La Ligan në 1997 dhe Champions një vit më vonë.

U rikthye në Seria A në vitin 1999 tek Interi dhe në sezonin pasardhës u huazua në Londër, te skuadra e Çelsit e më pas kaloi te Monako. Në vitin 2001 rikthehet sërish në Itali te Roma, sërish nën drejtimin e Kapelos, ku qëndroi për tetë vite. Panuçi ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali, teksa i dha fund karrierës në vitin 2010 te Parma. Me kombëtaren italiane ka zhvilluar 58 ndeshje, duke shënuar 4 gola.

Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Panuçi nis karrierën si komentator sportiv në “Sky Italia” në vitin 2011, ndërkohë që më vonë u bë dhe pjesë e spektaklit “Dancing Ëith the Stars”. Në vitin 2012 u zyrtarizua te Palermo për t’u bërë menaxher dhe zbulues talentesh, ku qëndroi vetëm disa muaj.

Po në këtë sezon nis karriera e tij në pankinë. Ai bëhet ndihmës i Fabio Kapelos te Rusia, por largohet nga detyra pas dy vitesh pas përplasjeve që pati me të. Në 2015-ën mori drejtimin e Livornos në Serinë B, teksa e drejtoi këtë skuadër në 36 ndeshje, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar drejtoi Ternanën.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramapanuccirama
Pas

Nis rindërtimi i “Rrugës së Dibrës”, Veliaj ka një kërkesë për banorët e zonës

Para

Rama si Mao, peshku qelbet nga bishti, por udhëheqësi që mendon për hallet e njerëzve, e ruan kokën të pastër

Para
E renditën mes njerëzve që mbrojtën Blushin pas fotos me Lulzim Berishën, Bushati:Po unë jam shok, tani dhe votues i Blushit

Rama si Mao, peshku qelbet nga bishti, por udhëheqësi që mendon për hallet e njerëzve, e ruan kokën të pastër

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.