Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot pasdite grupin parlamentar. Kjo mbledhje është bërë për të diskutuar mbi çështjen e presidentit.
Duhet të theksojmë që mbledhja është njoftuar për në orën 17:00 dhe pritet të diskutohet për pozicionimin e LSI-së pas deklaratave të ardhura nga Partia Socialiste.
Pritet gjithashtu që grupi parlamentar të marrë një vendim për çështjen e Presidentit. Nuk dihet ende nëse do ketë një kandidat të propozuar nga LSI.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi sot se socialistët nuk kanë më nerva ti shkojnë pas LSI.
Për Ruçin është koha që ky parlament të votojë tashmë Presidentin dhe nëse Meta ka akoma paqartësi, Ruçi nuk përtoi ti tregonte aletatit të tij se PS i ka 71 vota edhe pa LSI. (J.V/Shuplaka)