Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pas mbledhjes me partitë parlamentare, ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
“Për çështjen e presidentit e dini se qëndrimi im ka qenë nxitës, unë kam qenë ndër nxitësit kryesor që mazhoranca të ketë këtë qëndrim, që presidentin ta kemi sa më konsensual dhe të ecim sëbashku me opozitën dhe të kemi kandidatë prej saj pse jo.
Ne nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitëm, sepse do ta kishim bërë me kohë, presidentin me kohë, kodin me kohë. Ka një shqetësim opozita se mos shtyjmë kohën për ta futur në zgjedhje, por do t’i mohohet mundësia të rregjistrohet në zgjedhje.
Unë besoj se presidenti do zgjidhjet në këtë magjistraturë dhe shpresojmë që dialogu të vendoset pse jo edhe sot në mbrëmje.”, ishin fjalët e Metës. Deri më tani, dy raundet e para të zhvilluara për zgjedhjen e presidentit kanë rezultuar një dështim pasi nuk është propozuar asnjë emër, ndërkohë që opozita nuk ka marrë fare pjesë. (D.D/Shuplaka)