Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena” të Dritan Hilës ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Sipas kreut të Kuvendit natyrisht që do kemi një president apo presidente për vendin por sipas tij ende nuk ka asnjë emër, asnjë ngjyrë politike. Por Meta theksoi se ka vetëm një standart në zgjedhjen e presidentit që kjo figurë të jetë sa më konsensuale. Po kështu Meta deklaroi se do të drejtoj LSI në zgjedhjet e ardhshme sepse e ka marrë këtë mandat, duke lënë të kuptohet që nuk do të jetë kandidat për president.
PRESIDENTI:
HILA: A po e shikoni veten si president?
Meta: Unë e kam bërë të qartë që unë do të drejtoj LSI në zgjedhjet e ardhshme sepse e kam marrë këtë mandat. Ne do të kemi një president apo president dhe shpresojmë të jetë një figurë.
Hila: Keni një emër?
Meta: Asnjë emër, asnjë emër. Asnjë ngjyrë. Vetëm një standart: është e domosdoshëm: kjo figurë të jetë sa më konsensuale. (J.V/Shuplaka)