Kryeministri Edi Rama në dalje të seancës së sotme Parlamentare është shprehur dhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit.
Rama tha se përzgjedhja e kandidaturave është detyrë e dy partive më të rëndësishme të koalicionit, LSI-së dhe PS-së, por pa përjashtuar as të tjerët.
‘’Ju e keni parë besoj po dhe nëse e keni parë dua t’iua përsëris, në gjithë këtë proces unë jam shumë i qetë. Unë nuk shoh as krizë politike dhe as krizë sociale, shoh vetëm një krizë të Partisë Demokratike.
Në të gjitha rastet është që ky popull ka zot dhe ai është populli sovran. E kam thënë dhe e përsëris që i takon PS dhe LSI-së që të zgjedhin kandidaturat, po jemi të hapur edhe ndaj të tjerëve. Opozita është një koncept që unë nuk e identifikoj me një parti dhe me një logo.
Qetësia ime vjen prej faktit që shumë kemi bërë dhe ende shumë kemi për të bërë. Nuk shoh asnjë arsye për tu shqetësuar’’, u shpreh Rama.
Kujtojmë se dje pati një takim mes Ramës dhe metës te Kryesia e Kuvendit ku është folur edhe për zgjedhjen e Presidentit. (E.K/SHUPLAKA)