Votimi i Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi, ka nxitur mjaft debate brenda Partisë Demokratike, për shkak se edhe dy deputetë të kësaj force politike kanë votuar pro zgjedhjes së tij.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Arben Ristani, i cili e quan zgjedhjen e Ruçit si “njollë turpi e parlamentit dhe përdhosje e gjakut të të përndjekurve politikë”.
Ristani kërkon që të bëhet rinumërimi i fletëve të votimit, si edhe të ngrihet një hetim i specializuar duke kontrolluar kamerat e Parlamentit si edhe të mediave, për të zbuluar se kush ishin dy personat që votuan pro.
Sipas Ristanit, demokratët nuk mund të bashkëjetojnë me ata që “shiten si në Pazar”.
REAGIMI I PLOTË I RISTANIT
Zgjedhja e Gramoz Ruçit ne krye te Kuvendit eshte njolla e turpit e Parlamentit dhe perdhosje e gjakut te te perndjekurve politike, e gjakut te Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Ceres.
Per me teper, shume e turpshme ishte edhe ajo qe ndodhi me ato vota te opozites qe shkuan ne favor te Ruçit.
U manipuluan apo u blene?!Kjo eshte nje pyetje qe kerkon pergjigje te faktuar.
Besoj se do ishte me vend te diskutohej kjo çeshtje ne forumet e PD dhe te kerkohej menjehere rinumerimi i fleteve te votimit, hetim i specializuar i çeshtjes dhe kontrolli i kamerave te parlamentit dhe mediave.
Nese votat manipulohen brenda Parlamentit, ky eshte fundi i demokracise dhe duhet vendosur se çfare duhet bere me kete Parlament.
Nese deputetet tane, qofshin keta edhe aleate, shiten si ne pazar, ne nuk mund dhe nuk duhet te bashkejetojme me ta.
Eshte e domosdoshme te perpunojme rregulla per te kufizuar dhe eleminuar tregun e shit-blerjes se deputeteve. Opozita moralin dhe besimin ka kuaj beteje. (D.D/Shuplaka)