01:15 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhja e Veliut, shpërthen deputeti demokrat: Bie diktatura e Tepelenës, ngrihet diktatura e Vlorës

14:33 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhja e Veliut, shpërthen deputeti demokrat: Bie diktatura e Tepelenës, ngrihet diktatura e Vlorës

Në lidhje me zgjedhjen e Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit ka reaguar deputeti demokrat Myslim Murrizi.

Sipas tij me zgjedhjen e Veliut bie ‘’Perandoria e Tepelenës” dhe ngrihet ‘’diktatura e Vlorës”.

Ai thotë se tashmë është bërë e rrugës që kreu i Policisë të jetë nga fshati i ministrit.

“NJE ENVERIST NE KRYE TE POLICISE. Ish oficer i policise ne lirim, i konvertuar ne drejtor te policise se bashkise Vlore, i rikthyer me urdher partie ne nentor 2013 si shef i komisariatit te Durresit, sot do drejtoj policine e SHTETIT.

Pasi u “ rrezua” perendoria e Tepelenes, ne kupolen drejtuese te policise se SHTETIT, ka filluar te “ ngrihet” fuqishem kjo e enveristeve te Vlores.

Fenomeni qe drejtuesit e policise duhet te jene patjeter nga “ FSHATI” i Ministrit, eshte fenomen rilindas.

Ju duhet ta kene te besuar personal se akoma nuk ka mbaruar tonelatat e DROGES”, shkruan Murrizi.

Në kriteret që duhet të përmbushen për të qenë Drejtor i Përgjithshëm në pikën b) të ligjit, thuhet që kandidati duhet “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”.

Ardi Veliu nuk e plotësonte këtë kusht, ose më saktë pjesën e dytë të tij që thotë se kandidati duhet të ketë 10 vjet eksperiencë në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit. Po mesa duket kjo nuk është marrë parasysh nga ana e ministrit të Brendshëm.

Karriera profesionale:
Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane

As Veliu nuk iu ka shpëtuar akuzave politike, ndërsa pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha shprehej se atij i ishin vjedhur një sasi e kosniderueshme parash nga banesa.

‘’ I nderuar Dr .Uroj te jeni mire .Drejtori i ri i Policise se Shtetit do jete Ardi Veliu ,pasi diten e shkarkimit te Haki Cakos ,Ardi Veliu shkoi ne zyren e Lal plehut dhe qendroi dy ore me te dhe mori bekimin e tije,pasi Shteti kur bie keq gradon dhe gomarin i ven spaleta dhe e ben Gjeneral.

Por nga Informacione njeqind perqind te sigurta karriera e Ardi Veliut le shume per te deshiruar, pasi ne gusht te vitit 2013 ne kohen qe Ardi Veliu ishte Drejtor i Policise Bashkiake Vlore i vidhet shtepia e tij ne Vlore.Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.

Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet,por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte.

Pas vjedhjes se shtepise Ardi ka kaluar ne depresion dhe mer ilace depresioni dhe sot e kesaj dite dhe per kete kohet e fundit ka pesuar tre infakte dhe kete e dijne shumica punonjesve te policise(infaktet). Kerkoj ky informacion te behet publik,duke ruajtur anonimatin..”, shkruante Berisha vetëm pak ditë më parë.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Ardi Veliudeputetideputeti demokratveliu
Pas

Zbardhen porositë që Arta Marku iu dha prokurorëve në Shkodër

Para

E fyeu para 2000 personave, kujt i kërkon falje Albano Bogdo

Para
E fyeu para 2000 personave, kujt i kërkon falje Albano Bogdo

E fyeu para 2000 personave, kujt i kërkon falje Albano Bogdo

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.