17:07 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zgjedhja është e juaja, por rezultati do të jetë i njëjtë”, Netanyahu: 5 mln dollarë shpërblim për çdo peng për ata që ndihmojnë në lirimin e tyre nga Hamasi

10:41 | 20/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zgjedhja është e juaja, por rezultati do të jetë i njëjtë”, Netanyahu: 5 mln dollarë shpërblim për çdo peng për ata që ndihmojnë në lirimin e tyre nga Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se 5 milionë dollarë do të jepen si shpërblim për çdo rob të liruar nga Gaza dhe atyre që ndihmojnë në lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi do t’u jepet një rrugëdalje nga territori palestinez i shkatërruar nga lufta.

Netanyahu njoftoi ofertën e shpërblimit gjatë një vizite të shkurtër në Gaza të martën, ku iu tregua Korridori Netzarim i ushtrisë izraelite – një rrugë kyçe për qasje dhe zonë tampon e ndërtuar nga ushtria izraelite për të ndarë Gazën veriore nga pjesa jugore, përcjell Telegrafi.

“Atyre që duan të largohen nga kjo bllokadë, u them: Kush na sjell një peng, do të gjejë një rrugëdalje të sigurt për veten dhe familjen e tij. Ne gjithashtu do të japim 5 milionë dollarë për çdo peng”, tha Netanyahu gjatë vizitës së tij të shkurtër në territorin palestinez.

“Zgjedhja është e juaja, por rezultati do të jetë i njëjtë: Ne do t’i kthejmë të gjithë”, citohet të ketë thënë më tej ai.

 

 

Izraeli vlerëson se 101 robër mbeten në Gaza, megjithëse rreth një e treta e këtij numri tani besohet se kanë vdekur.

Oferta e shpërblimit të Netanyahut vjen ndërsa protestat masive vazhdojnë në Izrael nga familjet e robërve dhe mbështetësit e tyre, të cilët kërkojnë që kryeministri të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, që do t’i lirojë të dashurit e tyre.

Netanyahu ka thënë vazhdimisht se një opsion ushtarak është mënyra e vetme për të liruar të gjithë robërit dhe lufta e Izraelit në Gaza do të vazhdojë derisa të arrihet ky objektiv.

Pas

“Një zyrtar i lartë ka hedhur firmë tek një nga kompanitë e mia”- U mor në pyetje nga SPAK, çfarë deklaroi ish-deputeti para kamerave

Para

LAJM I FUNDIT/ Konsultimet për datën e zgjedhjeve, krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

Para
LAJM I FUNDIT/ Konsultimet për datën e zgjedhjeve, krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

LAJM I FUNDIT/ Konsultimet për datën e zgjedhjeve, krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.