Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së për Prokurorin e Përgjithshë, kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja tregoi arsyet pse ende nuk është zgjedhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ai theksoi se derisa ende nuk është zgjedhur KLP-ja me të drejtë drejtë kushtetuese i takon Kuvendit që të zgjedhë një prokuror të përkohshëm.
“Arsyeja se pse nuk është krijuar KLP-ja është bërë e qartë janë dy: E para është bllokimi i ligjit të Vettingut që e ka ankimuar opozita. E dyta mungesa e ardhjes së kandidaturave nga shoqëria civile. Nuk janë në vënë akoma në dispozicion nga avokati i popullit”, është shprehur Manja.
FJALA E MANJËS:
Efektivisht referuar faktit Prokurori i përgjithshëm ai që ishte ka marrë pëlqimin e Kuvendit e cila përcakton zgjatjen e një mandati të dytë 5 vjeçar. Komisioni i ligjeve ka vërejtur se nuk ka parashikur ndonjë rregullim të posaçëm në vërejtjen e ndërprejes të mandatit të prokurorit në detyrë po përfundimin e tij në afat.
Ndërkohë ligji për Prokurorinë kur akoma nuk janë ndërtuar organet e reja të drejtësisë. Komisioni i ligjeve Është vënë në dijeni për mosfunksionimin e këtij organi. Arsyeja se pse nuk është krijuar KLP është bërë e qartë janë dy arsye: e para është bllokimi i ligjit të Vettingut që e ka ankimuar opozita. E dyta mungesa e ardhjes së kandidaturave nga shoqëria civile. Nuk janë në vënë akoma në dispozicion nga avokati i popullit. Në këtë mënyrë në këto kushte nëse afati i prokurorit mbaron, Kuvendi vendos një prokuror të përkohshëm. Mandati është mbaruar por nuk është formuar ende KLP. Nëse Kuvendi nuk ndërhyn është shkelje e Kushtetutës.
Lidhur me kriteret prokurori duhet të ketë shkollën e magjistraturës dhe 15 vite punë. Kriter tjetër nuk ka. Proceduara e kandidimit është shumë e thjeshtë, mjafton të kuptohet shkrimi i kandidatit. Unë i ftoj që deri nesër në orën 18:00 të sillen kandidatura. Lidhur me propozimin e opozitës që duhet ta kalojë prokurori procesin e vettingut është detyrueshme se në se ai është pjesë e sistemit duhet të kalojë në sitë. Ftoj prokurorët që ti përgjigjen ftesës së Kuvendit. (J.V/Faxweb)