Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë mbrëmjen e sotme tek Tempora e Sonila Meços se data e zgjedhjeve do të shtyhet.
Ai theksoi se para se të zhvillohen zjedhjet duhet që të ndërshkohet krimi elektoral.
“Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje lokale me 30 qershor nuk ka për të patur. Ka më drejt se kjo?!
Pa u ndëshkuar krimi elektoral; duke filluar me krimin elektoral të pushtetit vendor me Dibrën e 2016-ës, pa u ndëshkuar përgjegjësit për krimet elektorale, as që mund të mendohet të garantohet një proces zgjedhor.
Derisa nuk garantohet një proces zgjedhor si mund të ketë zgjedhje fallco. Zgjedhje fallco nuk do të ketë.”- ka thënë Basha.