02:35 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Zgjedhje pa të djathtë?!

11:20 | 15/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhje pa të djathtë?!

Nga Gentian Kaprata 

Shqipëria ka domosdoshmëri një ‘Republikë të re’, por nuk mund të ketë një të tillë pa një model të ri ekonomik.

Fushata për zgjedhje politike (nëse mund t’i quajmë të tilla) ka mbërritur këto ditë në pikën e ngopjes informative. Sot të gjitha partitë pjesëmarrëse i kanë shpalosur plotësisht ofertën politike që kanë për votuesin. Ato kanë prezantuar, të detyruara nga ligji, listën e kandidatëve për deputet, por edhe premtimet bazë nëpërmjet të cilave synojnë të fitojnë besimin qytetar. Për listat e kandidatëve nuk dua të zgjatem, edhe sepse interesi i këtij shkrimi janë premtimet. Nëse i vëzhgon me kujdes ato (premtimet), qoftë edhe pa ndonjë impenjim të veçantë, dallon me lehtësi se të gjitha partitë janë fokusuar te rishpërndarja e të hyrave publike. Me një fjalë, kanë shpjeguar se çfarë do bëjnë me paratë që do mbledhin nga doganat, tatim-taksat dhe borxhet që do marrin në emrin tonë. Të gjitha partitë, pa asnjë përjashtim, premtojnë se do bëjnë namin me ‘ndihmën e shtetit’ që do t’u ofrojnë familjeve në nevojë, bile edhe atyre që nuk kanë nevojë fare!

Në vlerësimin tim modest, nuk ka ndodhur ndonjëherë në 27 vjet zgjedhjesh pluraliste një ofertë kaq shumë e unifikuar mes vetes (partitë) dhe veçanërisht me populizmin dhe demagogjinë majtiste. Por mbi të gjitha, kaq shumë e shkëputur nga nevoja reale të ekonomisë Kombëtare për prodhim vendës. Që nga koha e mbretërisë Shqipëria nuk ka arritur kurrë të jetë një vend ekonomikisht rentabël. Balanca tregtare (import-eksport) gjithmonë ka qenë negative. Mbreti e zgjidhi këtë problem duke u futur në borxh te shoku i tij Musolini. Diktatori, si më jetëgjati në qeverisje, e zgjidhi në tri faza: së pari, nëpërmjet pasurive të armiqve të brendshëm; së dyti, nëpërmjet vëllait të madh rus; dhe në fund ai kinez. Kur mbeti vëlla i vetëm, komunizmi shqiptar dha shpirt. Vdiq! Po kështu përgjatë tranzicionit, faturën negative të bilancit tregtar na i kanë mbuluar pjesërisht ndihma e huaj, pjesërisht borxhi i huaj dhe veçanërisht remitancat nga jashtë.

Premtimi i vetëm i djathtë, që gjithashtu është plotësisht i unifikuar te të gjitha ofertat politike të të gjitha partive, është kryepremtimi i uljes së taksave. Premtim ky, që jo vetëm shpjegon sa populiste dhe demagogjike janë premtimet e tjera socialiste, por edhe që nuk prodhon asgjë. Është e vërtetë që ulja e taksave potencion rritjen proporcionale të konsumit, por në asnjë rast nuk mund të konsiderohet një akselerator i investimeve të biznesit të brendshëm apo të huaj për të rritur prodhimin kombëtar dhe punësimin në shkallë të gjerë. Për të na kundërshtuar këtë tezë mjafton të na tregojnë ku janë ri-investimet e kapitaleve të akumuluara nga biznesi ekzistues, që prodhon rritjen 3.5% në vit. Nuk kanë çfarë të na tregojnë, sepse vetëm në 2016 janë larguar për në vendet ku ka model ekonomik që përthith kapitale për investim 700 milion euro (6% e GDP-së). Ndër to edhe 400 milionë dollar, që shqiptarët nuk kanë zgjedhur t’i konsumojnë por t’i kursejnë.

Prandaj, ajo që na duhet është një domosdoshmëri jetike për Kombin dhe Atdheun. Është projektimi i një modeli të ri ekonomik të mbështetur te prodhimi vendës, të bazuar te bërja bashkë e tre komponentëve bazikë të rritjes ekonomike: burimet natyrore, burimet njerëzore dhe burimet financiare. Instrumentet janë dy: aplikimi i një qasjeje të re të marrëdhënies qytetar-territor; dhe një kulture të re të zhvillimit territorial e urban. E para do të sigurojë një shpërndarje të balancuar të popullsisë nëpër territor, duke bashkuar burimet dinamike njerëzore me burimet e statike natyrore për ti konvertuar këto të fundit në produkte për tregun vendas dhe të huaj. Kurse e dyta, jo vetëm do të kontribuojë që ky zhvillim të jetë i qëndrueshëm dhe ndërbrezor, por edhe do të sigurojë që investimeve potenciale të mos i mungojnë njohuritë për lëndët e para, punëtori të kualifikuar dhe territore ekonomike për lokalizim dhe zgjerim të impianteve prodhuese. Modeli i synuar nëpërmjet këtyre dy instrumenteve do na drejtojë në dy nivele zhvillimi. Së pari, do na sigurojë që prodhimi bujqësor e blegtoral të arrijë tregun, nëpërmjet përpunimit, gjatë gjithë vitit. Çka do furnizojë tregun me produkte bazike ushqimore vendëse, por edhe incentivojë shtrirjen dhe intensifikimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Së dyti, do zhvillojë parqe turistike dhe  industriale, si mundësia më e mirë për të grupuar impiante prodhuese apo turistike me synim rritjen dhe punësimin në shkallë të gjerë. Këto dy rrugë janë propozimi modest i një planifikuesi  territorial për ndryshimin e balancës tregtare dhe shpërndarjen e rritjes në çdo familje shqiptare. Ekspertë sektorialë mund dhe duhet të kenë propozimet e tyre, ndërkohë që klasa jonë partiake nuk mund të dalë nga populizmi. Për ta, ne jemi thjesht konsumatorë të modelit të tyre ekonomik: ndërtimi dhe shitja e njësive të banimit e shërbimit në kullat e Durranës dhe Bulevardit të Ri.

 

Etiketa: analizegentian kaprata
Pas

Rama nga Tepelena kërkon votën, i bën pyetjen çobanit: E merr marangozin të të mjelë lopën?

Para

Ekipet e shpëtimit në Londër: Dyshohet për 100 të vdekur, nuk ka shpresa për të tjerë të mbijetuar nga zjarri

Para
Ekipet e shpëtimit në Londër: Dyshohet për 100 të vdekur, nuk ka shpresa për të tjerë të mbijetuar nga zjarri

Ekipet e shpëtimit në Londër: Dyshohet për 100 të vdekur, nuk ka shpresa për të tjerë të mbijetuar nga zjarri

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.