Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas refuzimit për hapjen e negociatave për vendin nga Bashkimin Europian, u shpreh se tashmë Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
I pyetur për zgjedhjet e parakohshme, Basha, deklaroi se opozita është e gatshme, po qeveria i konsideron zgjedhjet si armik.
“Asnjë autokrat nuk e dorëzon pushtetin me dëshirë. Kjo ishte dështimi më spektakolar i Edi Ramës. Këto janë 9 kushtet Rama. Çfarë mund të thuhet me siguri është që për herë të parë kemi një ndarje me thikë. Qëllimi i një gjeneratë të tërë është BE. Gjesti i vetëm do të ishte dorëheqja ku i kthehet vendimarrja njerëzve. Le të vendosin njerëzit me votë. Nga Austria në Izrael. Shikoni sesa haptazi flasin për mundësite zgjedhjeve të parakoshme. Vetëm ky i konsideron armik. Kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin dhe ka vetëm një rrugë për të kthyer nëpërmjet votës.
Opozita ka një vit që lufton për zgjedhje të parakohshme. Padyshim që është e gatshme, të shkojë që nesër në zgjedhje të parakoshme. Por prakusht është të ketë standardet minimale europisne. Zgjedhje janë për njerëzit.”
Discussion about this post