Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur rreth situatës politike në vend, duke theksuar se situata e krijuar po ndikon negativisht në ekonominë e vendit. Ai është shprehur se dy partitë opozitare nuk kanë një program të qartë.
‘PD dhe LSI nuk kanë një program të qartë se ku do shkojmë nuk kanë një stadartë, nese do të flasim për standade duhet të zhdukim depolitizimin e adminstratës”.
I pyetur se si do të ndikontëe krijimi I një qeverie tranzitore. Kokëdhima është shprehur se një qeveri tranzitore është e nevojshme për Reformën në Drejtësi.
“Në vetëvetë një qeveri tranzitore nuk është gjë e mirë por duhet parë se çfarë kërkon Partia Demokratike dhe LSI, duhet që të fokusohemi për zgjidhje. Një qeveri tranzitore është e nevojshme për atë që PD dhe LSI që nuk ka vullnet ta bëjë siç janë Reforma në Drejtësi, pse PD hesht për reformën pse nuk kërkoi mbështëtje të faktorit ndërkombërtarë,pasi kjo qeveri nuk rri dot një orë pa mbështetjen e faktorit kombëtar.
Duhet të ngarkohet një qeveri teknike, të jenë akademikë, studiues që nuk kanë histori me mëkate, ata të përgatisin zgjedhjet e ardhshme”.
I pyetur nëse deputetët e rinj opozitarë rrezikojnë Kryeministrin Rama. Kokëdhima është përgjigjur se deputetët e rinj në Kuvend janë njerëz të sajuar dhe të përdorur nga Rama, ata sipas tij nuk zgjidhin asgjë.
“Opozitarët në Kuvend janë njërëz të sajuar të përdorur, janë pa parti ato nuk e zgjidhin krizën”
Më tej Kokëdhima ka shtuar se opozita duhet të tërheq kandidaturat në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të reja.
Të mos çojnë kandidatura duhet të tërheqin kandidatët e mëparshm, kjo do ishte shenja e parë që ata do të tregojnë se janë shkëputur nga e kaluara. Situata në të cilën ndodhemi është e pa përshtashme, nëse nuk bëhet reforma zgjedhore ne nuk ecim përpara, zgjedhjet janë të kapura”-u shpreh Kokëdhima.