Pas 15 korrikut të vitit 2016, kur grushti i shtetit goditi Turqinë, situata nuk ka qenë asnjëherë e qetë në vendin e qeverisur me dorë të hekurt nga presidenti Erdogan.
Arrestimet, përndjekjet dhe dënimet duke anashkaluar instancat e drejtësisë e kanë karakterizuar 2 vjeçarin e fundit e për këtë qeveria turke është anatemuar në perëndim.
Së fundmi presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme në përpjekje për të rikonfirmuar qeverinë e tij.
Ai ka përcaktuar datën e këtyre zgjedhjeve të parakohëshme në Turqi. Ato do të mbahen në 24 qershor të këtij viti.
(E.L./Faxweb)