10:50 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhje të parakohshme pas marrëveshjes? Damian Gjiknuri: Ja kur dhe si vendoset

22:40 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhje të parakohshme pas marrëveshjes? Damian Gjiknuri: Ja kur dhe si vendoset

Kreu i opozitës gjatë kësaj të marte teksa tha se ishte gati për reformën zgjedhore, theksoi se zgjidhja e krizës politike vinte me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato lokale në të njëjtën ditë.

Por socialisti, Damian Gjiknuri i cili firmosi një marrëveshje me opozitën për reformën zgjedhore tregoi se a do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet e parakohshme kanë vetëm një mënyrë se si zhvillohen. Atë e ka thënë edhe kryeministri sepse ai e ka në dorë dhe ka një mënyrë kur vet mazhoranca me vullnetin e saj shpërndan parlamentin kur ai humbet votëbesimin. Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhorancë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur”, tha Gjiknuri.

Forcat kryesore politike arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars. Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.

Në Këshillin Politik të ngritur mes pozitës dhe opozitës marrin pjesë përfaqësues të opozitës së bashkuar, drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend. Shumica ra dakord të mos ndryshojë produktin e dakortësuar me opozitën, në Komision apo në seancë plenare. Krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, palët ranë dakord të diskutojnë edhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që i shërben arritjes së standardeve zgjedhore ndërkombëtare./ Opinion.al

Etiketa: Damian Gjiknurireforma zgjedhorezgjedhje te parakohshme
Pas

“Ka pasur një bisedë me Bashën”, gazetari tregon detaje për marrëveshjen: Ja cili është diplomati që uli palët në tryezë

Para

Nuk i bindet policisë, shqiptari braktis makinën me 43 kg drogë brenda. dy në kërkim, një në pranga

Para
E fundit/ “Mbushnin” Tiranën me doza droge, arrestohen 4 të rinjtë në kryeqytet (Video)

Nuk i bindet policisë, shqiptari braktis makinën me 43 kg drogë brenda. dy në kërkim, një në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.