Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se qëllimi kryesor i shtyrjes së afatit të rregjistrimit të koalicionit në KQZ është për t’i dhënë një mundësi opozitës.
“Çështja kryesore nuk është çështja e koalicionit PS me LSI-në por edhe dhënia e një mundësie në një kohë të Partisë Demokratike dhe të partive të tjera që nuk janë rregjistuar për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative”, u shpreh Meta.
I pyetur nëse e sheh si mundësi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme përmes shpërndarjes së Parlamentit, ai tha: “Nuk e shoh si një variant konstruktiv dhe të dobishëm. Qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në çështjen e Presidentit të ri”.
Më tej ai u shpreh edhe në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit. “Dëshiroj të bëjë të ditur që konferenca e qytetarëve që raundi tjetër të zhvillohet të enjtën e ardhshme, kjo është një kohë e mjaftueshme për të mundësuar një dialog të mjaftueshëm edhe me opozitën, dhe për kalimin e krizës politike në vend. Ne këmbëngulim për bashkëpunim, dialog dhe konsesus dhe nuk do të paragjykojmë qëndrimin e opozitës dhe dhe ajo dëshiron një president të vijë përmes konsensusit.”, u shpreh Meta për çështjen e zgjedhjes së presidentit. (J.V/Shuplaka)