Sot në ora 11:00 do të prezantohet dhe testohet Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë. Kjo platformë, e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, duke u mundësuar atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2025.
PER do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje. Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.