Partia Demokratike bën ndryshime të forta të atyre që do të jenë drejtuesit politikë në qarqe, në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2025. Pas përcaktimit të Luçiano Boçit nga Elbasani në Shkodër, një tjetër lëvizje e fortë konfirmohet nga burimet se nga ndodhur në selinë blu.
Ervin Salianji do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit.
Salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qenë deputeti më i votuar nga radhët e opozitës.
Në zgjedhjet e vitit 2021 Partia Demokratike arriti të fitonte 6 mandate nga 14 që ka ky qark.