Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 në Shqipëria janë afër. Teksa na ndajnë pak muaj nga këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë janë konfuz për kë parti politike duhet të votojnë. Në opinionin e tyre për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, qytetarët shprehen skeptikë për premtimet e bëra nga partitë, ndërsa ka edhe qytetarë që mendojnë se rrotacionin do ta sjellin partitë e reja. Shqiptarët thonë se I kanë humbur shpresat te PD, ndërsa për PS kërkojnë të shohë hallet e popullit.
“Presim të japin atë çfarë premtojnë. Besimin e kemi te PS. Berisha do rikthehet te vendi. PS nese fiton është mandati i fundit dhe mendoj se do ketë energji për të bërë një të gjë mirë. PD ka humbur vetë. Nuk ka shpresa te një I humbur. Kam shpresë te partitë e reja, por janë të rinj dhe nuk ëhstë e lehtë. Kryeministrin gjithmonë e përshëndes. Për mua ka qenë i mirë”, u shpreh një nga qytetarët.
“Për mendimin tim duhet të fitojnë partitë e reja dhe të bëhet një bashkim. Duhet të bëhet rrotacion për të ndryshuar. Bashkimi i partive të reja të vogla duhet të ndodh. Të gjithë të votojnë, të bëjën detyrën si qytetarë. Unë jam për rrotacion:, tha një qytetare për Fax News.
Për më tepër ndjekim opinionin e qytetarëve në Tiranë për mikrofonin e Fax News.