Nga takimi përmbyllës i fushatës elektorale për ”PD-ASHM” në Berat, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se në këto vite qeverisje ka shpopulluar vendin.
Ai ftoj qytetarët që në 11 maj të votojnë për PD
‘Më 11 maj, qytetarët e Beratit të Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik dhe më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata për 12 vite më radhë dhe në mënyrën më të pamerituar la shkolla pa nxënës dhe shtëpi pa fëmijë, të moshuarit në vetmi.
Sot ne kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit, ne prej kaq vitesh kemi më shumë vdekje sesa lindje. Dje isha në mat dhe është një rreth me pasuri të mëdha dhe në një vit kishte pasur 13 lindje. Është kudo një boshatisje dhe një zbrazje dhe ndaj 11 maj është një ditë për cdo qytetarë’, tha ai.
Berisha u ndal edhe tek arsimi, ku tha se të diplomuarit pas mbarimit të arsmit do të punësohen brenda një vit.
“Çdo universitet publik apo privat do të lidh marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do të marr edhe mbështetje shtetërore për të diplomuarit dhe studentët që ndjekin këto praktika. Të diplomuarit do të punësohen brenda një vit qoftë në sekrtorin publik apo atë privat “, tha ai.