Të mërkurën e djeshme të datës 29 korrik, ‘’Ligji bjellorus’’ ka arrestuar rivalët kryesorë persidencialë si dhe 33 mercenarë, nëpërmjet organizatës ushtarake private ruse Warner Group, më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të vendit, shkruan The Moscow Times.
Bjellorusia vendosi të mbante zgjedhjet presidenciale në 9 gusht. Por rivalët kryesorë të Alexander Lukashenko nuk do të lejohen të garojnë kundër tij pasi ai i burgosi të gjithë ata disa ditë para votimit.
Rivalët e tij më të njohur janë blogeri i opozitës Sergey Tikhanovsky, ish-bankieri Viktor Babariko dhe ish diplomati Valery Tsepkalo. Tikhanovsky u arrestua në fund të majit pasi pretendohej se kishte ushtruar dhunë ndaj policisë.
Babariko u arrestua dhe u mbajt në paraburgim në qershor me akuzën e mashtrimit të lidhur me punën e tij të mëparshme si kryetar i “Belgazprombank”.
Ndërsa Tsepkalo u largua nga Bjellorusia me fëmijët e tij në korrik, nga frika e ndjekjes penale.
Momentalisht, rivalja e tij e vetme është gruaja e Viktor Babarikos, Svetlana Tikhanovskaya e cila ka kërkuar me ngulmim zgjedhje të reja ku mund të përfshihen të gjithë kandidatët e ndaluar.
Fushata e saj ka tërhequr mijëra pjesëmarresh në qyetete anembanë Bjellorusisë duke krijuar shumë polemika dhe protesa kundër presidentit.
‘’U morën informacione për ardhjen e më shumë se 200 militantëve në territorin e Bjellorusisë për të destabilizuar situatën e krijuar gjatë fushatës zgjedhore’’ shkruan THE Moscow Times. Është raportuar se Warner Group, po lufton në Siri, në pjesën lindore të Ukrainës dhe me vende te tjera të cilat kanë konflikt në emër të qeverisë ruse.
Forcat nga BGB-ja e Bjellorusisë dhe policia speciale e Minskit arrestuan 32 persona brenda një nate. Një person i tretë u arrestua në jug të vendit, njofton gazeta vendase Belta.
Situata është shumë e rënduar në Bjellorusi. Pritet nje njoftim i dytë nga Alexander Lukashenko nëse zgjedhjet do të vazhdojnë normalisht apo nëse do të bëhen zgjedhje të reja.