23:58 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet brenda partisë/ Humbi më 6 Tetor dhe nuk pranoi mandatin e deputetit, a do të vijojë të jetë Haradinaj kreu i AAK-së

19:43 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kufijtë lëvizin vetëm me luftë”, reagon ashpër kryeministri Haradinaj: Me Serbinë do të diskutojmë vetëm njohjet reciproke

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj përfshirë edhe atë të kryetarit të saj.

Sipas një njoftimi nga AAK-ja, kryesia ka formuar grupin e punës për plotësimin e platformës programore të partisë dhe grupin e punës për ndryshimet e Statutit të AAK-së. Në këto ndryshime  përfshihet mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një votë.

“Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste. Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se në “mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti”.

Vlen të thjeksohet fakti se Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas thirrjes së tij në Hagë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan më 6 Tetor, ai nuk mundi të merrte një rezultat të tillë që të kishte sado pak shanse për të krijuar qeverinë e re.

Haradinaj gjithashtu nuk ka pranuar pas këtij rezultati mandatin e deputetit duke ia kaluar atë një tjetër kandidati ndërsa ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e tij nëse do rikandidojë për postin e kryetarit të AAK-së që e drejton prej themelimit të saj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aakramush haradinajZGJEDHJET BRENDA PARTISE
Pas

Video/ E kërcënoi në zyrë me armë, oficeri Nuhu flet për arrestimin e Rrajës: Janë pjesë e një grupi kriminal, lidhja me politikën shkon deri tek kryeministri

Para

Kisha nis hetimet për dy murgeshat që mbetën shtatzënë teksa ishin në Afrikë

Para
Kisha nis hetimet për dy murgeshat që mbetën shtatzënë teksa ishin në Afrikë

Kisha nis hetimet për dy murgeshat që mbetën shtatzënë teksa ishin në Afrikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.