00:58 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK!

13:15 | 11/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Krimet zgjedhore/ OSBE takim me Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet e 11 majit, Tarran: Duhen institucione të forta dhe transparencë!

Fushata elektorale nis sot zyrtarisht, ndërsa misioni i OSBE/ODIHR ka zbarkuar në Tiranë prej ditësh, duke filluar edhe nga takimet me partitë politike e institucionet ligjzbatuese, me mision zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe ndëshkimin e çdo paligjshmërie.

Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zannier, ishte në krye të delegacionit OSBE/ODHIR në takimin që ka zhvilluar sot (11 prill) në Prokurorinë e Përgjithshme, me kreun e saj Olsian Çela. Më pas ai vijoi turin e misionit edhe me një takim në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Në pamjet, shihet ambasadori Zannier duke dalë nga godina e SPAK pas takimit të zhvilluar.

Ky takim vjen një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 dhe vjen pikërisht në ditën e parë të fushatës.

“Objekt i takimit, ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, njofton institucioni i drejtuar nga Çela.

Më tej informohet se në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.

Gjithashtu do koordinohet edhe me SPAK dhe KQZ.

Edhe Prokuroria e Posaçme, me në krye Altin Dumanin, ka ngritur edhe një Task-Forcë për krimin elektoral dhe po bashkëpunon me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme, në bashkërendim të punëve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe ndëshkimin e paligjshmërive, sidomos blerja e votës, duke kryer edhe përgjime.

Njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme:

“Masat për zgjedhjet e 11 majit, Prokurori i Përgjithshëm takim me kreun e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR, Ambasadorin Lamberto  Zannier.

Objekt i takimit, ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, puna do të koordinohet me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të komunikimit të shpejtë të raportimeve mbi veprat penale, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit efikas të hetimeve”.

Pas

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

Para

Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

Para
Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

Ministri francez për Evropën: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.