Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Convoco, në Salzburg.
Ndër të tjera, i pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit dhe krizën e thellë politike në Shqipëri, kreu i qeverisë është shprehur se politikanët shqiptarë nuk bien kurrë dakord, madje as për kohën.
“Ne kemi një jetë shumtë të vështirë politike. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord. Ne nuk biem dakord as për kohën. Duhet të piqemi, sepse demokracia nuk është e thjeshtë.
BE është e rëndësishme dhe integrimi është unik, sepse na jep mjetet për t’u modernizuar, për të ndërtuar institucionet, një sistem drejtësie të besueshëm, mbi shqiptarët duhet të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por ka nevojë për mbështetje e madhe. Për ne rrugëtimi ka më shumë rëndësi se mbërritja. Mund të fitojmë aftësitë që ka Evropa”, ka deklaruar Rama.