I ftuar në studio ditën e sotme ka qenë ish-Ministri i Financave dhe ekspertit të ekonomisë Arben Malaj.
Ai ka folur për aktualitetin politik dhe atë ekonomik.
I pyetur nga gazetarja e FaxNews për krizat që Partia Socialiste ka kaluar, Malaj i ka pranuar duke treguar kështu dhe prioritetet që kjo parti ka pasur gjatë viteve të saj të qeverisjes.
“Partia Socialiste ka qenë partia më moderne, me një demokraci të brendshme. Gjatë periudhës së qeverisjes ku unë kam qënë pjesë jemi gjendur në situate jo të favorshme. Ç’ka do të thotë që parandalimi i një krizë nuk do më thënë që duhet të jetë thelbi i të bërit politikë. Edhe në PS ka pasur kriza të vështira.Gjithmonë Shqipria ka kriza të cilat duhet t’i përballojë.”
Ndërkohë i pyetur nesë shqiptarët vazhdojnë ende të jenë prioritet i PS Malaj është shprehur:
Duke qenë pjesë e poltikës dhe duke pasur përgjegjësit e tua morale jo ligjore, unë them që ka një përkeqësim dhe agresivitet nga ana e përfaqësisë politike. Duan apo nuk duan politikanët tanë të duken modern apo të duken radikalë është ekonomia ajo që dallohet, rritja e papunësisë, rritja e borxhit publik dhe një sërë indikatorësh ekonomik dhe buxhetor që tregojnë realitetin.
Ne jemi në një situatë që kërkojmë zgjidhje dhe njerëzit e mirë të vendit tonë janë në pritje të një vendimi mes tyre.
Arben Malaj ka vijuar më tej duke dhënë kështu dhe iden e tij se si të zgjidhet kjo krizë politike e cila prej më shumë se 4 muajsh ka kapur vendin.
“Unë mendoj dhe e them me përgjegjësi dy liderat politik të një vendi të komunikojnë me njëri-tjetrin me letra publike është një teatër politik i panevojshëm për shqiptarët. Nuk qeveriset me dalje televizive, as me gjoba as me agresivitet, qeveriset me zemër.”
Së fundi emri i Arben Malaj është lakuar si një alternativë e mundshme e qeverisë tranzitore, por ish-Ministri i Financave pati dhe një përgjigje për këtë.
“Unë dëshiroj që të zgjidhjet jo thjeshtë kriza por bashkë me te dhe përgjegjësia për një reformë politike. Unë nuk do të jem një drejtues i qeverisë tranzitore, sepse ato kanë një afat kohor të shkurtër.”
Ndërkohë gjatë bisedës Malaj është rikthyer dhe një herë tek gjendja brenda Partisë Socialiste në këtë kohë krize.
“Të lutem shumë unë u jam shumë mirënjohës asaj partie aq sa nuk kam asnjë hapësirë për të analizuar. Dua të them që kur isha unë brenda asaj partie ne kishim personalitet dhe ballë kryetarit apo dhe kryeministrit, tani dyshoj sepse sot qeverisja mendoj se është me tundje koke.
Kriza aktuale politike do të ketë zgjidhje.
Së pari do të shtyhen zgjedhjet, ndërkohë që qeveria tranzitore do të ketë 6 muaj-1 vit kohë për të bërë reformën.
Sipas Malaj opozitës duhet ti rriten meritat për faktin që i tregoi opinionit publik disa të vërteta por mënyra se si ajo zgjodhi ta bënte nuk ishte e duhura.
“Opozitës duhet ti rritet merita që sensibilizoi opinionin publik shqiptar por dhe ndërkombëtar duke treguar niveline e lartë të kriminalizimit të politikës. Dorëzimi i mandatit nuk duhej bërë, Zgjedhjet mund të shtyheshin edhe në 100 mënyra demokratike dhe paqësore por krijimi i një precedenti të tillë nuk është e mirë për politikën. “
Një koment Malaj e ka bërë dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Mbi të gjitha unë jam ekonomist, unë i jam përgjigjur pozitivisht një prej ftesave të tij. Erioni zgjodhi të ndiqte modelin e qeverisjes arrogante. Ai qeveris me gjoba. Kur je në pushtet ka shumë lehtësira, unë them që qeverisja e Veliajt është modeli më i keq i një qeverisjeje të një Bashkie.
Unë jam profesor dhe politikat shqiptare,ndërtimet e shkollave behen nga taksat e popullit. Votuesit e Tiranës nuk kanë pse paguajnë 2 herë një herë nga taksimi i përgjithshmë një herë nga ai I drejtëpërdrejtë. E ardhmja fillon nga shkollat dhe jo nga rrugët që Veliaj është fokusuar të bëjë.
Sot jetojmë në një botë të re dhe fëmijët kanë nevojë të kenë mësues të mirë edhe profesionalisht, nuk ka nevojë që Veliaj të merret me fasadat.
Unë nuk merem me televizionin për të dalë për të mbjellë pemë, në Tiranë ka keqmenaxhim dhe të gjitha do bëhen prezente. Shumë shejt do i bëj publike kërkesat që i kam bërë Velijat.
Veliaj e ka nisur mirë më fiq por po e përfundon keq me gjoba. Unë nxis dhe të rinjtë të marrin pjesë në këto gjëra.
Ish-Ministri i Financave e ka mbylluar fjalën e tij duke komentuar rënien e euros, si një rënie drastike gjithë këto vitetet e fundit.
“Ky është një shërbim publik që unë e bëjë për njerëzit e vendit tim, i drejtohet cdo shqiptari që ka valutë dhe nuk di cfare të bëjë. Mos veproni në panik, sepse nëse ju do të shisni të gjithë euro atëherë kush do të blejë.
Depozitat nuk janë në pozicion humbje por në pozicion pasiv ku çdo njeri i përdor atëherë kur mendon se do të fitojë më shumë.”, tha Malaj.