Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News u shpreh se ka informacione të besueshme se zgjedhjet në Shqipëri do të zhvillohen në shtatore nga qeveri teknike.
Sipas tij kjo “krizë” do të vijë nga Amerika pasi janë konstatuar fakte të një veprimtarie antiamerikane nga qeveria shqiptare.
“Zgjedhjet lokale të 2019 në fakt janë për tu zhvilluar në qershor, por mund të bëhen dhe në shtator. Informacioni që kam flet për një krizë që do të ndodhë. Dyshoj se shkaku do të vijë nga jashtë dhe kjo krizë do të krijojë një qeveri teknike. Është një skenar dhe kemi informacione shumë të forta që do të vijnë nga jashtë Shqipërisë. Mund të ndodhë kjo krizë, vetëm nga Amerika. Janë konstatuar fakte të një veprimatrie të fortë anti-amerikane të qeverisë shqiptare. Të rënies së fortë të interesave të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me Amerikën dhe dyshohet për veprimtari antiamerikanë të drejtuara nga kjo qeveri.
Unë kam infromacion që po provohet rënia e kësaj qeveria. Për shkak të skandaleve të rënda. Qeveria shqiptare po shkon drejt një agende antishqipatre po ashtu dhe faktorët opozitarë janë kundër interesave amerikane.
Diskutohet fakti se do të jënë zgjedhje jo në qershor, por në shtator të organizuara nga një qeveri teknike.”- u shpreh Goxhaj.
(M.Q/Faxweb.al)