Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur punën për konstituimin e 93 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) në të gjithë vendin.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur se “deri më tani, janë zhvilluar mbledhjet e para të 81 KZAZ-ve”.
Sipas Celibashit, procesi ka ecur sipas procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.
“Komisionerët e KZAZ-ve do të trajnohen nga KQZ për detyrat e tyre funksionale, duke përfshirë: krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV); procedurat për caktimin e anëtarëve të KQV dhe plotësimin e vakancave; akreditimin e vëzhguesve; organizimin e VNV; shpërndarjen e materialeve të votimit”, njofton KQZ.