07:29 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Deputetja Jorida Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së! Suksesi ynë varet nga përkushtimi i tyre

12:40 | 21/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 11 Majit/ Deputetja Jorida Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së! Suksesi ynë varet nga përkushtimi i tyre

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership Institute dhe FRPD, ku në fokus janë përgatitjet për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025, u shpreh se kjo është një mundësi për të rinjtë që të jenë në ballë të betejës elektorale.

“Ky trajnim është një hap i parë drejt krijimit të një ekipi të përgatitur, që do të jetë në terren për të bashkëpunuar me ekipet zgjedhore dhe për të ndërtuar koalicione fituese. Të rinjtë duhet të jenë forca kryesore e ndryshimit dhe suksesi ynë do të varet nga përkushtimi dhe energjia e tyre,” tha Tabaku.

Ajo falënderoi drejtuesit e Leadership Institute, Ron Nehring, një ekspert ndërkombëtar i fushatave zgjedhore dhe ish-këshilltar i senatorit Ted Cruz, si dhe Peter Smallwood, një nga figurat e rëndësishme të Partisë Konservatore Britanike, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre me Partinë Demokratike.

“Ron dhe Peter kanë sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme nga fushatat e suksesshme në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ky bashkëpunim na jep mundësinë të mësojmë nga më të mirët dhe të ndërtojmë një strategji të fortë për fushatën tonë,” shtoi ajo.

Tabaku theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Partinë Demokratike, duke përmendur miratimin e rezolutave të IDU dhe EPP si një dëshmi e vlerësimit për vizionin dhe angazhimin e PD-së.

“Kjo mbështetje na frymëzon të punojmë edhe më shumë për një fushatë që mishëron vlerat tona dhe qëndron në shërbim të qytetarëve,” deklaroi ajo.

Pas

14 grabitje në Greqi, arrestohen 2 “skifterët” shqiptarë. Vodhën edhe armën e policit

Para

Kualifikueset e Botërorit/ Nga Anglia te Serbia, njihuni me statistikat në përballjet kokë më kokë

Para
Kualifikueset e Botërorit/ Nga Anglia te Serbia, njihuni me statistikat në përballjet kokë më kokë

Kualifikueset e Botërorit/ Nga Anglia te Serbia, njihuni me statistikat në përballjet kokë më kokë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.