16:26 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

12:30 | 10/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se “11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Europës dhe mbarë botës do të votojnë nga jashtë kufijve nga aty ku janë me postë”. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama iu drejtua shqiptarëve jashtë vendit për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Kur kanë ngelur vetëm 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, Rama u shpreh se “kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë duhet të regjistrohet deri në 4 mars”. “Votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin është kohë e domosdoshme”, tha Rama.

Kryeministri informoi se deri më tani numri i të regjistruarve është premtues, ndërsa shprehu bindjen se pa diskutim mund dhe duhet të jetë shumë më i madh akoma.

“Fjala e çdo shqiptari jashtë kufijve vlen. Gjykimi i çdokujt që e sheh progresin e Shqipërisë sonë të përbashkët nga një distancë e arsyeshme vlen dhe unë mezi pres që të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Europës dhe të botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme, për Shqipërinë e respektuar nga Europa dhe nga bota si asnjëherë më parë, për Shqipërinë që në mandatin tonë të katërt do të hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të regjistrohen dhe të mos e lënë për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ dhe të bëhet pastaj shumë e vështirë.

“Është fare e thjeshtë, nga telefoni ose kompjuteri për disa minuta për t’u bërë pjesë e një momenti historik në rrugën e demokracisë sonë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit ku të gjithë së bashku do ta çojmë përpara Shqipërinë drejt majës të shumë ëndërruar të 2030-ës, ku do të ngulim flamurin shqiptar në rreshtin e 27 flamujve të tjerë të familjes së bashkuar europiane”, tha Rama.

 

Etiketa: edi ramashqiperi
Pas

Programi i implantit koklear, Koçiu: Ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve me humbje të dëgjimit

Para

EMRI/ Drejtoi makinën nën efektin e alkolit, arrestohet efektivi, shkaktoi një aksident dhe…

Para
EMRI/ Drejtoi makinën nën efektin e alkolit, arrestohet efektivi, shkaktoi një aksident dhe…

EMRI/ Drejtoi makinën nën efektin e alkolit, arrestohet efektivi, shkaktoi një aksident dhe…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.