01:41 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, zbardhet projektvendimi i KQZ-së për ndryshimet në listën e procesit të regjistrimit të diasporës

13:37 | 04/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 11 majit, zbardhet projektvendimi i KQZ-së për ndryshimet në listën e procesit të regjistrimit të diasporës

Është zbardhur projektvendimi i KQZ-së për ndryshimet në listën e dokumentacionit që kërkohet për të vërtetuar qëndrimin e zgjedhësit shqiptar që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas projektvendimit, dokumenti i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit jashtë Shqipërisë, mund të ngarkohet në PER nga çdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti.

Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës në PER duhet të ngarkoj sëbashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:

  1. certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen;
  2. certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
  3. një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
  4. një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës.

Po ashtu, edhe dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë, të cilët banojnë në të njëjtën adresë.

Në këtë rast, personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshoj një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar, sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të.

Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.

Personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës, i cili është në emër të personit bashkëjetues, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës, shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.

P R O J E K T V E N D I M

PËR

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 11, DATË 1.11.2024, TË KOMISIONIT RREGULATOR “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË DOKUMENTACIONIT QË KËRKOHET PËR TË VËRTETUAR QËNDRIMIN E ZGJEDHËSIT SHQIPTAR QË VOTON JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME QËLLIM REGJISTRIMIN NË LISTËN E ZGJEDHËSVE JASHTË VENDIT”

Në mbështetje të nenit 20, pika 1, shkronja “dh”, nenit 25, pika 5 të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator

V E N D O S I:

Në vendimin e Komisionit Rregullator nr. 11, datë 1.11.2024, “Për……”, bëhen këto ndryshime:

  1. Pas pikës 1, gërmës “k” të Kreu II, shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:

Dokumenti i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të ngarkohet në PER nga cdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti. Në këtë rast personi që ngarkon dokumentin e adresës në PER duhet të ngarkoj sëbashku me të edhe një nga dokumentet vijuese:

  1. certifikatë familjare të personit që aplikon në PER e cila tregon lidhjen ;
  2. certifikatë personale e cila tregon lidhjen me personin në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
  3. një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës;
  4. një deklaratë në format zyrtar të lëshuar nga personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës.
  1. Pas pikës 2 të shtuar, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

Dokumenti i adresës në emër të një personi mund të ngarkohet në PER edhe nga persona të tjerë të cilët banojnë në të njëjtën adresë me personin në emër të të cilit është ky dokument. Në këtë rast:

  1. personi në emër të të cilit është dokumenti i adresës duhet të lëshoj një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të. Kjo deklaratë ngarkohet në PER nga ky i fundit gjatë procesit të aplikimit për tu regjistruar në këtë platformë.
  2. personi që ka interesin për të përdorur dokumentin e adresës i cili është në emër të personit bashkëjetues me të parin, duhet të ngarkoj në PER një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit.
  1. Pika 2 e Kreut II bëhet pika 4.
  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.
Etiketa: KQZ ZGJEDHJE
Pas

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

Para

Berisha në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin

Para
Berisha në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin

Berisha në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.