Gazetari dhe analisti Roland Qafoku ka komentuar në Faxnews fushatën elektorale të partive politike në vend.
Për Qafokun këto zgjedhje do të jenë më shnumë një test për opozitën, se ku ndodhet ajo.
Ndërsa shtoi se mazhoranca është më komode sipas tij dhe duket edhe nga fushata që kanë zgjedhur të bëjnë.
Qafoku: Nuk shikoj ndonjë vështirësi. Ajo që quhet vështirësi është brenda kampit të opozitës. Këto janë zgjedhje lokale por arrijnë një vlerë më shumë se sa kaq.
Marrin një vlerë kombëtare sikur janë zgjedhje të përgjithshme parlamentare, për vetë kushtet që po kalon PD, e copëtuar, e shpartalluar. Marrin vlerë për të parë ku është opozita. Më shumë do të jenë një test për opozitën. Këto janë indikatorët e parë që shikoj në dy javë fushatë .
Mazhoranca është komode, e vini re se në fushatë thonë që nuk do harxhojmë lekë por do mbjellim pemë. Fushata nuk bëhet me mbjellje pemësh, por e ka luksin dhe të bëjë edhe eksperimente të tjera, me postera dhe banera duke tërhequr vëmendjen.
Tani ka bërë një këngë tallava dhe kërcen sikur është tallavaist.